Franca masa drastike për të kursyer energji! Reduktohet ndriçimi në kullën Eiffel

vovalbania September 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca masa drastike për të kursyer energji! Reduktohet ndriçimi në kullën Eiffel

Franca ka marrë masa për të kursyer energjinë elektrike për shkak të krizës që ka prekur shumë vende në botë. Parisi ka vendosur të kursejë ndriçimin publik dhe ngrohjen e ndërtesave për të përballuar faturat e larta, sipas mediave të huaja.

Masat drastike kanë nisur me reduktimin e ndriçimit të natës të Kullës Eifel me pak më shumë se një orë, një masë simbolike, duke qenë se ndriçimi gjatë natës përfaqëson vetëm 4% të konsumit.

Një nga masat më domethënëse vjen nga Lille, qyteti i madh i Flanders Franceze, në veri të vendit, i cili që nga fillimi i muajit ka hequr ndriçimin në ndërtesat publike gjatë natës, me përjashtim të famshme Grand’Place dhe Pallatit të operës. Sipas bashkisë, reduktimet do të kursejnë 170,000 kWh në vit.

Në anën tjetër të vendit, në Marsejë, është miratuar gjithashtu një masë e ngjashme, ku do të fiket dritat në 23:30 me përjashtim të bazilikës së Notre-Dame-de-la, simbol i qytetit.

Bashkia e Toulon dëshiron të marrë masa të ngjashme “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE