Suedia drejt anëtarësimit në NATO, Hungaria voton më 26 shkurt!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Suedia drejt anëtarësimit në NATO, Hungaria voton më 26 shkurt!

Partia në pushtet e Hungarisë, Fidesz, sot propozoi që Parlamenti hungarez të votojë më 26 shkurt për ratifikimin e kërkesës së Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Kjo forcë deklaroi se do të votojë për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Në një dokument zyrtar thuhet:

Grupi ynë ka dëshirë ta mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO. Kryetarit të Parlamentit i kërkojmë që ta përfshijë në axhendën e së hënës së ardhshme, 26 shkurt, edhe hedhjen në votim të kërkesës së Suedisë.

Fidesz gëzon një shumicë të gjerë në Parlament. Ndërkaq, kujtojmë se Suedia aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO para gati dy vjetëve, duke bërë një ndryshim historik në politikën e saj dhe që u nxit nga pushtimi i Ukrainës prej Rusisë.

Pas vonesave të gjata, Hungaria do të jetë anëtarja e fundit e NATO-s që e miraton kërkesën e vendit nordik për t’u bërë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake. Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson e mirëpriti planin e Hungarisë për ta ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, kishte lënë të kuptohej të shtunën se Parlamenti mund ta ratifikojë shumë shpejt kërkesën e Suedisë sapo të mblidhet për sesionin e ri pranveror.

Eshtë lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet shumë shpejt.

Orban u mjaftua me këto fjalë, pa zgjedhur të ofrojë më shumë hollësi.

Hungaria ishte vendi i vetëm nga 31 vendet anëtare të NATO-s që nuk e kishte ratifikuar kërkesën e Suedisë. Turqia e bëri këtë në fund të janarit, pas shumë vonesave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE