Shuhet në moshën 44-vjeçare ylli i “Strictly Come Dancing”, Robin ‘Bobby’ Windsor!
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare ylli i “Strictly Come Dancing”, Robin ‘Bobby’ Windsor. I ndjeri ishte një balerin profesionist latin i cili kërceu në shfaqjet e BBC midis 2010 dhe 2015. Ai gjithashtu performoi me Susanna Reid në “Children In Need” të 2011-ës dhe prezantuesen e “This Morning”, Alison Hammond, në specialen e Krishtlindjeve 2015. Vdekja e tij u njoftua në faqen zyrtare në Facebook të “Burn The Floor”, një kompani kërcimi që ai themeloi në 1997.
Në deklaratën e tyre thuhej:
Familja Burn the Floor (BTF) ka humbur një nga anëtarët e saj themelues, Robin “Bobby” Windsor i cili ka ndërruar jetë tragjikisht.
#RobinWindsor 💔 pic.twitter.com/NcQtAV16B9
— Sisco Entertainment Group (@SiscoEnts) February 20, 2024
Windsor, i cili ka lindur në Suffolk, nisi të kërcente në moshën 3-vjeçare kur prindërit e tij e regjistruan atë në klasa baleti në Ipswich. Ai vazhdoi të përfaqësojë Anglinë në shumë kampionate, si në nivel vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar. I ndjeri iu bashkua kastit të shfaqjes “Burn The Floor” në vitin 2001 dhe bëri turne nëpër botë për 10 vjet, me një shfaqje 9 mujore në ‘Broadway’. Ende nuk janë zbuluar shkaqet e vdekjes.