Anija shqiptare përplaset me shkëmbinjtë, ankorohet në Sarandë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Anija shqiptare përplaset me shkëmbinjtë, ankorohet në Sarandë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/02//anija-shqiptare-perplaset-me-shkembinjte-ankorohet-ne-sarande.jpg)
Anija e mallrave ‘Bergfjord’, është përplasur me shkëmbinjtë në zonën e Ksamilit, pasi pati probleme me sistemin e drejtimit.
Anija, me flamur shqiptar, transportonte skrap nga Shëngjini drejt Turqisë. Pas përplasjes anija është ankoruar në portin e marinës ‘Limion’ në Sarandë.
Anija e mallrave ka pësuar çarje dhe është anuar në anën e majtë, dhe raportohet se nuk ka të lënduar.
“Pas një defekti në manovër dhe mos funksionim të sistemit të drejtimit së anijes “Bergfjord” me flamur shqiptar anija u përplas me një masiv shkëmbor. Nga ky moment dhe pas komunikimit me kapitenerinë e portit Sarandë anija është udhëzuar për të hyrë në portin e marinës “Limion “.Gjatë komunikimeve ekuipazhi nuk ka paraqitur probleme.
Është bërë menjëherë nga ana e ekuipazhit vlerësimi i situatës dhe është vënë në mbikqyrje pjesa e çarë. Anija është akostuar pa probleme.
Situata do të vlerësohet nga ana e KSHF Kontrolli Shtetëror i Flamurit për vijushmërinë apo jo të lundrimit të anijes.’- thuhet në njoftim.