Tërheqja e Aminstisë Penale nga seanca, ministri Manja: Konsensusi do të gjendet në Kuvend!

vovalbania February 22, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tërheqja e Aminstisë Penale nga seanca, ministri Manja: Konsensusi do të gjendet në Kuvend!

Amnistia Penale u tërhoq nga rendi i ditës ndërsa opozita paralajmëroi votën kundër, kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi deklaroi se “u tërhoq në respekt të traditës për ta votuar me konsensus”.

Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do të shohim çdo të ndodhë ditët në vijim. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se konsensusi do të gjendet në parlament dhe projektligji nuk do të kthehet më në Komisionin e Ligjeve.

Drafti nuk kthehet në Komision, rregullorja e ka të përcaktuar. E tërhoqëm. Do të thotë që konsensusi sipas traditës do të gjendet në këtë sallë.

Gazment Bardhi tha se PS-ja u tërhoq se sipas tij, “nuk arriti dot pazarin”, si dhe hodhi sërish akuza se duan të amnistojnë ministra e kryetarë bashkish për të cilët u shpreh se janë “të korruptuar”. Manja e kishte një përgjigje për Bardhin:

Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar avokatë sharlatanë që rrinë me draftin e tyre në xhep. Paradite rrinë në oborret e gjykatave për të mashtruar ndonjë klient, në darke rrokin banakët televizivë për të mashtruar qytetarët. Këto ditë kam dëgjuar edhe plot gënjeshtarë politikë, që mashtrimin e opinionin publik e kanë kthyer art më vete, duke mashtruar opinion publik se me këtë draft duam të amnistojmë zyrtarët e lartë të korruptuar të këtij vendi.

E kemi bërë të qartë që s’ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Drafti është në dyert e kësaj salle, në dritë të diellit. Një nga këta gënjeshtarë e kishit këtu pak më parë që tha se “maxhoranca synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar”. Ata janë bërë bashkë këto ditë, për të shpallur alternativën. Më vjen keq që Bardhi, është edhe jurist, është bërë bashkë me Nokën nga veriu në jug dhe mos prisni gjë të vërtetë nga ata se e vërteta te ky çift ka kohë që ka ikur në drejtim të paditur.

Ministri i Drejtësisë tha se “kërkesa e Lulzim Bashës për të amnistuar protestuesit e opozitës nga viti 2018 e deri më 2020-ën, nuk respekton barazinë para ligjit”.

Lulzim Basha ka kërkuar amnisti, ka kërkuar amnisti për shkatërrim prone me zjarr, për shkatërrim prone me lëndë plasëse. Po për ata që kanë protestuar më 8 janar, a do të ketë amnisti? Që këtu janë të pandershëm!

Manja shprehu besimin se do të marrin mbi 90 vota pro për miratimin e Amnistisë Penale:

Nuk kërkojmë votat as të Bashës dhe as të kujtdo, kërkojmë votat e Kuvendit, majtas e djathtas siç ka qenë tradita se amnistia është akt mëshire. Nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara. E kemi për detyrë të japim votën për këtë akt dëshire, humanizmi.

Janë 700 burra dhe gra që presin nga ky akt dëshire. Ka mbi 4 vite që ky parlament nuk ka bërë amnisti. Nuk dua votat e Lulzim Bashës me kusht. Dua që votat e Kuvendit të Shqipërisë të lexojnë ligjin. Votat janë aty në sallë. Do të ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE