Gjyqtari i lartë z. Sandër Simoni zbulon grupmoshën më të rrezikuar ndaj varësisë!
Gjatë këtij investigimi ne konstatuam se për 4 vitet e fundit emrat e 10176 shtetasve të arrestuar me doza të vogla u dorëzuan për analiza toksikologjike pranë mjekësisë ligjore në Tiranë. Kjo e dhënë konfirmohet nga instituti gjatë këtij investigimi për Qendrën “FOL”. 85 përqind e rasteve kanë rezultuar pozitivë, pra përdorues. Problemi i parë për të minimizuar shpërndarjen e drogës vjen nga vakumi në ligj që po shfrytëzohet nga grupet kriminale, të cilat po angazhojnë përdorues për tu shitur drogë e për të futur në kurth viktimat e radhës. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.