Ju njohim me “bishat” që konkurrojnë me Ferrarin për nga shpejtësia!
Makinat elektrike kanë aftësinë që potencialin e tyre maksimal ta shfaqin brenda pak sekondash. Disa nga modelet më të reja shkojnë nga 0 në 100 km/h edhe më shpejt sesa makinat e garave të Formula 1. Më poshtë ju prezantojmë me supermakinat elektrike që ngjasojnë me njëvendëshet e garave.
Lotus Evija – Nga 0 në 100 km/h në më pak se 3 sekonda
Porsche Taycan Turbo S -2,8 sekonda
Vandra Dendrobium – 2,7 sekonda
Nio EP9 – 2,7 sekonda
Tesla Model X Plaid – 2,6 sekonda
Hispano Suiza Carmen Boulogne – 2,6 sekonda
Rimac Concept One – 2,6 sekonda
Faraday Future FF91 – 2,39 sekonda
Apex AP-0 – 2,3 sekonda
Tesla Model S Plaid – 2,1 sekonda
Lucid Air Sapphire – 2 sekonda
Pininfarina Battista – 2 sekonda
Rimac Nevera – 1,97 sekonda
Tesla Roadster – 1,9 sekonda
Aspark Owl – 1,69 sekonda
Ndërkaq, nëse vazhdon kriza energjetike, interesimi i investitorëve për ndërtimin e stacioneve për mbushje të makinave elektrike do të vihet në pikëpyetje. Kostoja e lartë e energjisë elektrike po rrezikon të ardhmen e makinave elektrike, paralajmërojnë shefat e autoindustrisë në Gjermani. Siç raporton ‘The Guardian’, rritja e çmimit të energjisë, si mungesa e pjesëve rezervë, është duke zvogëluar fuqinë blerësve në prag të inflacionit, e cila ka ndikim të madh në prodhimin dhe shitjen e makinave.