Qyteti kinez që po shpërndan bileta lotarie për të sapomartuarit, çfarë fshihet pas këtij vendimi…

vovalbania February 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qyteti kinez që po shpërndan bileta lotarie për të sapomartuarit, çfarë fshihet pas këtij vendimi…

Autoritetet në qytetin kinez Xi’an do të shpenzojnë rreth 90,000 euro për biletat e lotarisë që do të shpërndahen si çmime për të sapomartuarit që tregojnë certifikatat e tyre të martesës. Popullsia e Kinës ra në vitin 2023 për të dytin vit radhazi dhe numri i të porsalindurve ra në rreth gjysmën e numrit të regjistruar në vitin 2016.

Numri i martesave të reja ishte një rekord i ulët në vitin 2022. Duke qenë se numri i martesave lidhet me lindjen, sepse nënat beqare shpesh nuk marrin përfitime, Sijan i premtoi një biletë lotarie çdo çifti që paraqet një certifikatë martese të datës 1 mars. Në faqen e internetit të zyrës së gjendjes civile thuhej se:

Nuk është vetëm fillimi i një jete të lumtur bashkëshortore, por ka edhe një shans për të marrë një dhuratë të vogël.

Kina është një nga vendet më të shtrenjta në botë për rritjen e fëmijëve në raport me PBB-në e saj për frymë. Më pak gra po zgjedhin të kenë fëmijë, sepse kanë frikë nga kostoja e lartë e kujdesit për fëmijët.Shkalla e lindjeve në Kinë ra vitin e kaluar në 6.77 lindje për 1000 njerëz, më e ulëta në rekord, nga 7.52 në 2021.

Rikujtojmë, se rreth 13.4 milionë foshnje kanë lindur para kohe në vitin 2020 në mbarë botën. Hulumtimi lidhur me lindjet e parakohshme u publikua nga autorët e OBSH, Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. “Rreth 13.4 milionë foshnje kanë lindur para kohe në vitin 2020, që përbën afërsisht një në dhjetë të të gjitha lindjeve të gjalla”,-thuhet në raport.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE