Shefi i OKB-së: Mund të kërkohet hetim i pavarur për vrasjet në Gaza!

vovalbania March 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shefi i OKB-së: Mund të kërkohet hetim i pavarur për vrasjet në Gaza!

I shokuar nga vrasja e mbi 100 personave që prisnin ndihmë humanitare në Gaza, shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se mund të kërkohet hetim i pavarur. Duke folur në nisje të një samiti, Guterres nuk e fshehu “tronditjen” nga episodi i fundit në luftën Izrael-Hamas, që vijon prej 7 tetorit të kaluar. Sipas autoriteteve palestineze janë vrarë mbi 30 mijë civilë.

Më 7 tetor, lufta u nxit prej luftëtarëve të Hamasit, të cilët kryen sulme në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe morën peng 240 të tjerë. Izraeli është zotuar ta shkatërrojë Hamasin, grup palestinez që udhëheq Gazën, i cili është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për dështimin e Këshillit të Sigurimit për të miratuar një rezolutë që bën thirrje për armëpushim, Guterres u shpreh se “thellimi i ndasive gjeopolitike e ka çuar fuqinë e vetos në një instrument efektiv për paralizën e Këshillit të Sigurimit”.

Jam krejtësisht i bindur që neve na duhet një armëpushim humanitar dhe neve na duhet lirimi i menjëhershëm i pengjeve. Po ashtu, neve na duhet një Këshill i Sigurimit që mund t’i arrijë këto objektiva.

Sipas autoriteteve palestineze, forcat izraelite qëlluan me armë zjarri ndaj më shumë se 100 palestinezëve. Të paktën 112 persona u vranë dhe mbi 280 mbetën të plagosur. Hamasi reagoi duke thënë se diçka e tillë mund t’i rrezikojë bisedimet në Katar, me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.

I pyetur nëse beson që kjo ngjarje mund t’i komplikojë bisedimet, presidenti amerikan, Joe Biden, tha:

E di që po.

Mjekët në Gaza japin alarmin që nuk kanë mundur të përballojnë valën e njerëzve të plagosur. Ushtria izraelite i hedh poshtë akuzat e Hamasit dhe tha se ka pasur kamionë të kontraktorëve privatë, në kuadër të operacionit për ofrimin e ndihmës shumë të nevojshme.

Sipas një ushtari, në atë zonë u regjistruan dy incidente e në njërin prej tyre, turma u është afruar ushtarëve dhe ata janë ndjerë të rrezikuar ndaj kanë nisur sulmet me armë zjarri, duke vrarë një numër njerëzish.

Departamenti amerikan i Shtetit informoi se është duke kërkuar urgjentisht informacion për ngjarjen, ashtu si edhe Ministria e Jashtme e Francës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE