Sara dhe Silvi sqarojnë më në fund marrëdhënien mes tyre në prani të Bardhit

vovalbania March 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara dhe Silvi sqarojnë më në fund marrëdhënien mes tyre në prani të Bardhit

Grupi i Sarës ka qenë ai që ka fituar sfidën e kërcimin dhe avantazhi i tyre kishte të bënte me leximin e kryeartikujve më të klikuara.

Një ndër titujt që u paraqit në ekranin e madh të shtëpisë së BBV, ishte marrëdhënie e Silvit dhe Sarës, në të cilën Silvi kishte deklaruar që kishte patur një flirt me Sarën dhe madje do dilnin dhe fotot.

Lidhur më këtë situatë, teksa kanë qenë në kuzhinë, Sara dhe Silvi kanë sqaruar më në fund njohjen e tyre, ku i pranishëm ka qenë edhe Bardhi.

Dyshja ka sqaruar se në fakt ata janë takuar në një event, ku Sara ka qenë e ftuar dhe në atë kohë ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj.

Silvi: Unë ju kam thënë që do dalin fotot e eventit.

Sara: Po pra po o vëlla se unë ty aty të kam takuar edhe për herë të parë dhe për herë të fundit prandaj nuk më bën përshtypje. Kemi qenë në një tavolinë për 15 minuta bashkë. Dhe ajo që më mërzit më shumë është fakti që në atë kohë kam qenë e lidhur dhe kemi qenë bashkë aty.

Silvi: Po pra edhe unë kam qenë i lidhur por mediat e keqinterpretojnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE