Ja se si duhet të jenë ‘burrat e vertetë’ sipas Dafina Zeqirit!

vovalbania September 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja se si duhet të jenë ‘burrat e vertetë’ sipas Dafina Zeqirit!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

Përveç se nëpërmjet teksteve të këngëve të saj, Dafina jep mesazhe të forta edhe në rrjete sociale, ku një ndër to ka qenë edhe postimi i saj i fundit. Këngëtarja ka postuar një foto të saj mjaft sensuale në Instastory, ku ka shkruar një  mesazh për të gjitha vajzat, që të mund të bëjnë zgjedhjet e duhura për partnerët e tyre dhe përshëndet gjithashtu të gjithë “burrat e vërtetë” sipas Dafinës.

Burri im gjithmonë më mbështet. Më do dhe i beson vendimeve të mia dhe  më e rëndësishmja më lejon të jem “unë”. Mundem të vesh çfarë zemra ime dëshiron, në skenë, fotoshoot-e, videoklipet muzikor, apo edhe kur dal jashtë. Për të gjithë burrat e vërtëtë, suportues dhe të mrekullueshëm! Përshëndetje!

 

Ditën e djeshme Dj Geek festoi ditëlindjen e tij dhe sigurisht që përveç urimit të veçantë Dafina ka pasur edhe një dhuratë për partnerin e saj të zemrës. Të dy kanë postuar në Instastory një video teksa Dafina i varur në qafë një varëse, e cila duket mjaft e kushtueshme dhe më pas çifti i kanë dhuruar një puthje njëri-tjetrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE