Maduro quan ‘nazist’ rrjetin shtetëror gjerman Deutsche Welle pas akuzave!
Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka akuzuar transmetuesin shtetëror gjerman Deutsche Welle se ka nisur një fushatë mediatike kundër Venezuelës, ndërsa e përshkruante si “nazist” pas një raportimi për korrupsionin në vendin e Karaibeve.
Në raportin e DW për korrupsionin thuhej se “politikanë të lartë” në Venezuelë janë të përfshirë në narko-trafik, miniera ilegale dhe zhvatje.
Por Maduro akuzonte rrjetin ne transmetimin e tij periodik, për njollosje dhe përhapje urrejtjeje ndaj Venezuelës, teksa mohonte lidhjet e supozuara me bandën kriminale vendase ‘Tren de Aragua.’
Zyrtarët vendas më pas kanë kufizuar transmetimin e Deutsche Welle në vendin e tyre ndërsa rrjeti njoftonte shikuesit se mund ta gjenin atë në faqen dw.com si dhe në rrjetet sociale.
Janë në fakt disa organizata mediatike perëndimore që denoncojnë atë që quanin fushatë e shtypjes së mediave, pas mbylljes së dhjetra gazetave e stacioneve radio-televizive.
DW ishte pezulluar përkohësisht në 2019, me akuza të mbulimit të njëanshëm të protestave të atij viti, ndërsa tashme kërkon rinisjen e sinjalit në vend “për të mos ndaluar informacionin e pavarur të opinionit”.