“Kam bërë gabim, ishte e duhur dalja ime…”/Sara flet pas përjashtimit nga gara e BBV!

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam bërë gabim, ishte e duhur dalja ime…”/Sara flet pas përjashtimit nga gara e BBV!

Sara Gjordeni është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP 3. Kjo masë erdhi pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh.

Pas vendimit të Vëllait të Madh, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Pas daljes nga shtëpia teksa ndodhej në studio u shpreh se:

Përveç konkurentëve që janë këtu, askush nuk e di se çfarë ndodh aty brenda. Nëse je impulsiv jashtë, aty je 100 herë më shumë. Ah more Bardhi. Unë i kam vënë unazën në gisht sepse doja t’i lija diçka. Unë kam kafshuar shumë herë gjuhën me Françeskën. Kam bërë gabim. Ishte e duhur dalja ime, ata aty brenda janë më të kontrolluar dhe më të frenuar se unë. Unë nuk e mnaipulova situatën. Por nëse kam bërë diçka të mirë me hyrjen time, është që u bëra shembull për të tjerët. Mora një mësim shumë të mirë që me impulsivitetin tim, deri në ditën e 52-të arrita.

Sigurisht që do e pres Bardhin jashtë, unë nuk e di si do e nis ditën pa të. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE