Egjipti nënshkruan borxhin 8 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar!
Marrëveshja vjen teksa banka qendrore tha se “do të lejojë tregti të lirshme me paundin egjiptian”.
Egjipti ka nënshkruar një marrëveshje të zgjeruar prej 8 miliardë dollarë me FMN, njoftonte sot kryeministri i vendit Mostafa Madbouly.
Kjo është një zgjerim i marrëveshjes së mëparshme prej $3 miliardë, për 46-muaj që Egjipti nënshkroi me FMN në dhjetor 2022, që kishte si parakusht zhvendosjen drejt një “sistemi më fleksibël të ratave të këmbimit”, sipas terminologjisë së përdorur nga ekspertët.
Si pjesë e marrëveshjes së re Egjipti do të marrë një hua prej $1.2 miliardë nga një institucioni veçantë në lidhje me cështjet mjedisore dhe kushtet për të plotësuar, shtonte Madbouly.
Njoftimi vjen dy javë pasi vendi njoftoi një marrëveshjeje me fondin e Emirateve të Bashkuara për $35 miliardë dollarë investime, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera.
Ekonomia egjiptiane raportohet se është goditur nga krizat e viteve të fundit dhe paundi egjiptian ka humbur rreth 30 përqind të vlerës kundrejt dollarit, sipas ekspertëve, ndërsa rreth 30 përqind e vendit jetojnë në varfëri, sipas shifrave zyrtare.