Ndahet nga jeta Kosta Barka, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë Berisha!

vovalbania March 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndahet nga jeta Kosta Barka, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë Berisha!

Është ndarë nga jeta ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale, Kosta Barka. Ai mbajti postin e ministrit gjatë qeverisë Berisha.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u dha nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një postim në Facebook.

“Humbem një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë”, shkroi ligjvënësi demokrat, teksa shtoi se Kosta Barka ishte një simbol i qëndreses e vizionit progresiv.

Kosta Barka shërbeu si Ministër i Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në qeverinë e Sali Berishës, nga 2005 deri në 2008, duke përfaqësuar Unionin për të Drejtat e Njeriut (UHRP), një parti e minoritetit etnik grek.

Kosta Barka u zëvendësua në tetor 2008 nga një anëtar tjetër i së njëjtës parti, pas një mosmarrëveshjeje brenda partisë.

Në maj të vitit 2009, Barka u vu nën hetim për shpërdorim detyre, i akuzuar për keqpërdorim fondesh dhe donacionesh për një OJQ që drejtonte një shkollë për fëmijët e familjeve të kapur në gjakmarrje, në qytetin e Poliçanit, pranë Beratit.

Nga viti 2011 e në vazhdim ka shërbyer si deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Postimi i Tritan Shehut:

Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta.

Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle!

Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.

Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE