Turisti italian humb rrugën në malin e Dajtit, policia operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e tij!
Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 4, i vjen në ndihmë 1 turisti italian, i cili kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, për shkak të terrenit të thepisur.
Mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 22:00, është marrë njoftim se 1 turist nga Italia, kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit, dhe si pasojë kishte mbetur i izoluar në terrenin e thepisur të malit, mes dy fshatarve.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas 5-orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistit të huaj, shtetasit L. M., 20 vjeç.
20-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pas marrjes së ndihmës ka falënderuar punonjësit e Policisë për gadishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.
Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.