“Çështja Partizani”/ Argita Malltezi: Nisi nga diktati politik. Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë!

vovalbania March 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Çështja Partizani”/ Argita Malltezi: Nisi nga diktati politik. Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë!

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për mediat, bashkë me avokatët e ish-kreut të qeverisë, deklaroi se dosja Partizani nisi nga diktati politik.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzuar dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifikuar hetimet”, tha  Malltezi.

Mes të tjerash ajo ka renditur disa nga shkeljet, që sipas saj janë bërë për këtë çështje. Të njëjtat pretendime mbrojtjen edhe vokatët e Berishës, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.

Ajo u shpreh se Prokuroria e Posaçme po përpiqet të krijojë një tymnajë në lidhje me detaje të dosjes, ndërsa shtoi se si pasojë e privatizimit, nuk ka pasur dëme financiare në buxhetin e shtetit, por e kundërta ka ndodhur.

“SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005, në fakt pronarët e kërkuan që në ‘93. SPAK i ka pasur në dosje. U është dhënë e drejta e parablerjes, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës.

Privatizimi i ndërtesave të klubit Partizani, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikonte pronat që nuk tjetërsoheshin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsoheshin automatikisht i ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005 nga qeveria socialiste.

Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK, tregon që klubi ka qenë jashtë funksionin. Një të akomodonte sportin dhe e dyta të gjeneronte të ardhura për shtetin.

Klubi ka qenë në pjesën më të madhe nga banorë informalë. Shfrytëzohej edhe informalisht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizimi, përkundrazi pas privatizimit mori 800 mijë dollarë.

I vetmi dëm në financat e shteti ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë”, tha ajo.

Mes të tjerash Malltezi ka renditur disa nga shkeljet, që sipas saj janë bërë për këtë çështje nga SPAK.

“Të njëjtin vendim, së bashku me disa vendime të tjera, KRT. Rama miraton një masterplan që parashikohet si zonë U12. Plani u miratua me vendim të KRT-së. Keni të gjithë firmat e drejtorëve të Edi Ramës. Një nga pretendimet e tjera, është se SPAK tjerr tymnaja dhe më pas hidhet kjo tymnajë. Çfarë është ligj ndryshohet me ligj ose me dekret, dhe jo me gjykatë. Dekretet presidenciale provojnë se klubi i futbollit nuk ka qenë në planin e përhapjes. Këtë e konfirmon dhe OPGJ-ja.  Dekreti është aty. Klubi i futbollit shërben si lokacion dhe jo objekt.”, tha Malltezi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE