Pas akuzave të babait, Flor Mumajesi i del në mbrojtje publikisht Sarës: “Në këtë histori je motra ime…”

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas akuzave të babait, Flor Mumajesi i del në mbrojtje publikisht Sarës: “Në këtë histori je motra ime…”

Babai i Sara Gjordenit shkaktoi mjaft bujë ditën e djeshme pasi deklaroi publikisht se vajza e tij ka gënjyer për lidhjen me të në rrëfimin e saj.

Me anë të një videoje të gjatë, ai nuk tha fjalët më të mira për Sarën, madje ndër të tjera e quajti me fjalët “mashtruese, intrigante” dhe që “nuk rri dot pa burra”.

Normalisht që këto fjalë të rënda, të një babai drejtuar vajzës së vetë, nuk u pritën aspak mirë nga publiku.

Një reagim publik e bëri edhe këngëtari Flor Mumajesi, i cili i tregoi mbështetjen e tij Sarës teksa me anë të një postimi shkroi: “Në këtë histori je motra ime dhe jo vajza e një njeriu si ky”

Krahas një pjese nga videoja e të atit, këngëtari e cilësoi këtë të fundit si “një e keqe, neveri”. 

video-output-17B7F718-24CA-41EA-BFD1-246F8D595217

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE