Ushtrimet e preferuara fizike të aktores Jennifer Aniston!

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ushtrimet e preferuara fizike të aktores Jennifer Aniston!

Ylli i serialit “Friends” Jennifer Aniston ka treguar se çfarë bën herët në mëngjes ditën e hënë dhe çfarë e ndihmon të duket në formë. Në një video të publikuar në Instagram aktorja tregon aktivitetin e saj të preferuar fizik.  Aniston përfundon stërvitjen e saj rigoroze në tapet duke thënë:

O Zoti im… I di ato ditë kur thjesht nuk dëshiron ta bësh? Thjesht duhet ta bësh!

Më herët, Jennifer është lënduar nga ushtrimet e tepërta fizike dhe i ndërpreu për disa kohë ushtrimet. Sot ajo është mesatarisht aktive në aktivitet fizik dhe kujdeset mirë për një ushqim të shëndetshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

“Më duhet të bëj 45 minuta kardio ose nuk do të bëj një stërvitje të mirë, është e frikshme. Unë besova në të për kaq shumë kohë. Thjesht e shkatërrova trupin tim”-ka treguar më parë Jennifer për “British Vogue”, së cilës një terapist i ka vënë në dukje faktin se po e tepronte. Aktorja këshillon stërvitjen tre herë në javë, nga një orë. Aniston e mban gjithmonë nën kontroll dietën e saj, duke e nisur ditën me ujë të ngrohtë me limon dhe më pas duke konsumuar vezë me avokado ose tërshërë me të bardhë veze të rrahur. Ajo pi rregullisht proteina dhe mediton çdo ditë.

Rikujtojmë se së fundmi Aniston ka ndezur thashethemet për fejesë pasi u fotografua në SAG Awards teksa mbante një unazë gjigante diamanti në dorën e majtë. 55 vjeçarja u nominua për rolin e saj në ‘The Morning Show’. Ajo gjithashtu doli në skenë së bashku me Bradley Cooper për t’i dhënë Barbra Streisand çmimin SAG Lifetime Achievement. Jennifer mahniti në ceremoni e veshur me një fustan argjendi me një dekolte të thellë dhe një të çarë deri në kofshë. Por pjesa më tërheqëse e vehjes së saj ishin bizhuteritë, kryefjalë e të cilëve ishte një unazë me një gurë të madh diamanti në gishtin e unazës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE