Loja e Eglës në BBV në sytë e vëllait të saj: “Një shpirt luftarak, e shoh fituese…”

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loja e Eglës në BBV në sytë e vëllait të saj: “Një shpirt luftarak, e shoh fituese…”

I ftuar në një lidhje me Skype ekskluzivisht për “Wake Up” ka qenë vëllai i Egla Cenos, Beso Ceno. Ai ka folur për herë të parë për lojën e motrës së tij në “Big Brother VIP”, por duke u ndalur po ashtu dhe tek akuzat e saj për ngacmim seksual kundër Saimir Kodrës…

A keni qenë dakord me vendimin e saj për të hyrë në “Big Brother VIP”?

Unë jam një ndër mbështetësit më të mëdhenj të saj, ajo shpesh kërkon dhe mendim nga unë. Eglës i pëlqejnë sfidat, nuk tërhiqet kurrë. Kjo është diçka ndryshe nga çfarë bën në jetën e saj. Kjo është dhe arsyeja pse vendosi të hynte.

Si po ju duket loja e Eglës brenda shtëpisë?

Nuk jam një ndjekës i rregullt i programit, mundohem të shoh ‘prime-t’ sepse më pëlqen kur shoh Eglën. Po i jep shumë atij programi, ka krijuar ndjekësit e vet. Ka njerëz që mund të mos e pëlqejnë, por nëse nuk do të ishin këta njerëz, nuk do të ishim këto që jemi. Para se të futej thonim që nuk do të rezistonte dot aty, mbase vetëm 2 javë. Unë e di që ajo është një shpirt luftarak, nuk dorëzohet kurrë. E shoh fituese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE