Ju prezantojmë me vendin më të lumtur në botë, ja ku renditet vendi ynë!

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me vendin më të lumtur në botë, ja ku renditet vendi ynë!

Sipas raportit të lumturisë botërore për 2024, Finlanda zë vendin e parë për të shtatën vit radhazi, ndërsa nga ana tjetër, Afganistani është vendi më i palumtur. Vendet e para në këtë listë janë qytetet europiane, ku e dyta listohet Danimarka, ndërsa në vendin e tretë në listën e 140 vendeve qëndron Islanda. Në dhjetëshen e parë përfshihet Suedia, Izrael, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia.

Shqipëria renditet e 87-ta në këtë listë duke shënuar një rënie në lidhje me një vit më parë, ku Shqipëria renditej në vendin e 83-të. Këtë vit e përfshirë në listë është edhe Kosova, ndryshe nga Shqipëria që në këtë listë renditet nga fundi, Kosova renditet e 29-ta. Studiuesit që analizuan gjetjet zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980.

Hulumtimi i Raportit të Lumturisë Botërore bazohet në përgjigjet dhe vlerësimet e qytetarëve të vendeve në lidhje me jetën e tyre dhe emocionet pozitive dhe negative që ata përjetojnë. Ndërkaq, Danimarka është vendi më i mirë në botë për të qenë grua, sipas Indeksit të Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) 2023, i cili është prezantuar në tetor të vitit 2023 në Misionin Norvegjez në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Vendi shënon tre herë më shumë se Afganistani, i cili renditet më i ulëti në indeks.

Indeksi WPS, bazohet në burime të njohura të të dhënave për të matur përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë e grave në 177 vende. Danimarka, Zvicra, Suedia, Finlanda dhe Luksemburgu kryesuan renditjen në vendet kryesore për gratë. Afganistani, Jemeni dhe Republika e Afrikës Qendrore renditen ndër më të ulëtat. Rikujtojmë, se një studim i ri ka treguar se në cilën periudhë të jetës njerëzit janë më të palumturit. Hulumtimi nga David Blanchflower, profesor i ekonomisë në Kolegjin Dartmouth, ka konfirmuar ekzistencën e një krize të moshës së mesme dhe duket se po prek veçanërisht njerëzit mbi moshën 47 vjeç.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE