Si të merrni lëndët ushqyese kur nuk konsumoni vaktet e rëndësishme?
Ju mund të gjendeni në një periudhë të jetës ku jeni shumë të zënë dhe të stresuar saqë harroni edhe të hani.
Por kur anashkaloni vaktet, ju humbisni lëndët ushqyese thelbësore që i nevojiten trupit tuaj.
AgroWeb.org ju jep më poshtë disa këshilla se si mund të zëvendësoni lëndët ushqyese dhe disa këshilla rreth konsumit të vakteve.
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur nuk konsumoni një vakt?
Anashkalimi i një vakti herë pas here nuk është shkak për shqetësim por nëse e keni zakon, kjo mund të shkaktojë efekte negative në trupin tuaj, të tilla si:
Keni më pak energji
Karbohidratet janë si karburant për trupin. Në mënyrë të veçantë, karbohidratet komplekse, të cilat treten ngadalë dhe ofrojnë energji gjatë gjithë ditës.
Ato gjithashtu kanë vitamina B, të cilat ndihmojnë trupin tuaj të çlirojë energji nga ushqimi dhe mbështesin shëndetin e trurit.
Keni më shumë gjasa të hani më tepër ushqim
Nëse nuk merrni mjaftueshëm fibra, sheqeri në gjak do të rritet dhe ulet, duke shkaktuar më shumë uri.
Kjo uri e shtuar mund të çojë në mbingrënie, duke rrezikuar peshën tuaj.
Trupi juaj nuk mund të riparojë veten
Kur ju kaloni një vakt dhe privoni trupin tuaj nga proteinat, muskujt nuk mund të riparohen, rindërtohen dhe rikuperohen siç duhet.
Gjithashtu trupi mund të shpërbëjë muskujt tuaj për të përftuar energji.
Si të kompensoni një vakt të humbur?
Për të kompensuar një vakt të humbur, duhet të konsumoni një vakt të ekuilibruar të paktën dy herë në ditë.
Si të ndërtoni një vakt të ekuilibruar?
Këto lëndë ushqyese do të kompensojnë atë që ju mungon.
Burimet e proteinave të tilla si:
Vezët
Fasulet
Pula
Tofu
Kosi
Arrorët dhe farat
Burime të mira të karbohidrateve komplekse të pasura me fibra, të tilla si:
Orizi kaf
Kinoa
Tërshëra
Patatet e ëmbëla
Makarona me drithëra të plota
Fasulet
AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni 20 deri në 30 gram proteina për vakt për të kompensuar atë që keni humbur më herët gjatë ditës.
Një vakt i ngjashëm mund të jetë një pjatë me makarona me drithëra të plota + perime + djathë + një burim tjetër proteinash si mishi i pulës ose 1/2 filxhan me bishtajore
Ju gjithashtu duhet të konsumoni meze midis vakteve tuaja, të cilat duhet të jenë të pasura me lëndë ushqyese.
I tillë mund të jetë 1 filxhan kos + 1/2 filxhan granola + një grusht arra/fara + 1 filxhan fruta
Këshilla si të mos anashkaloni vaktet
Nëse harroni mëngjesin ose drekën, vendosja e alarmit në telefonin tuaj mund t’ju nxisë të bëni një pushim për të ngrënë.
Nëse nuk keni kohë të konsumoni mëngjes, konsumoni diçka të lehtë ndërsa vraponi duke dalë nga dera. Diçka e vogël është më mirë se asgjë./AgroWeb.org