Eva Çela në rolin e Lucias tek seriali “Supersex” flet për skenën ku shfaqet nudo: “E kam xhiruar tre herë sepse…”

vovalbania March 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eva Çela në rolin e Lucias tek seriali “Supersex” flet për skenën ku shfaqet nudo: “E kam xhiruar tre herë sepse…”

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë akorja e njohur, Eva Çela. Ajo ka treguar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me rolin e saj në serialin “Supersex” në platformën Netflix, një prodhim i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe po bën xhiron e botës. Eva luan rolin e Lucias, vajzës që nuk u bë kurrë e Rocco Siffredi por që gjithë jetës mbeti si një fiksim.

Si u bëre pjesë e “Super Sex”?

Në këtë moment po shkon shumë mirë, sapo përfundova xhirimet e një filmi tjetër. U ktheva në Romë dhe jam duke vazhduar me teatrin tani dhe me audicionet. Unë kam një agjensi edhe kur ishin audicionet shkova ta provoja. Kishin bërë një selektim sepse në audicion duhet të puthja një person, është ajo skena kur unë puthem dhe është Rocco i vogël që na sheh. Ishte edhe regjisori, Matteo Rovere që është edhe producent bëri foto dhe video gjatë xhirimeve që të shikonte se sa ngjaja me Jasmine Trinca. 

Gjatë episodeve të serialit është një skenë ku Lucia shfaqet nudo, a është vërtet Eva apo ka një dublante?

Jam unë, duhet ta them këtë gjë. Atë skenë e kam xhiruar tre herë sepse fëmija i vogël që ishte Rocco nuk më shihte pa rroba. Prandaj ajo pjesë është ashtu sepse njëherë është xhiruar shpatulla, njëherë e veshur, pastaj pak këmba. 

Më tej aktorja shtoi gjithashtu se:

Kam ardhur në Shqipëri dhe kam xhiruar një film me një produksion italian dhe shqiptar. Nuk ka dalë akoma.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE