Ledjona Xheladinaj sqaron ekskluzivisht për TAR pse zgjodhi Eglën si fituese të BBV3!
Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së BBV, Ledjona Xheladinaj. Në një nominim të fortë përballë Eglës, Ilnisës, Heidit dhe Jetmirit, Ledjona i ka dhënë fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Big Brother.
Teksa ndodhej në studio mbrëmjen e kaluar pas daljes së saj kur u pyet nga Ledioni se kush e fiton Big Brother VIP ajo u shpreh Egla. Një përgjigje kjo krejt e papritur sepse të gjithë mendonin se ajo do të thoshte emrin e Julit ose të Erjolës. Ledjona e ka sqaruar sot gjithçka në Top Albania Radio.
Të jem e qartë. Dy miqtë e mi më të mirë janë Juli dhe Erjola por unë aty kam folur si lojtare. Nëse flasim si lojtarë Egla luan ftohtë dhe fort. Juli është i sinqertë, që ka parimet, i drejtpërdrejtë dhe nuk bën lojën që bën Egla. Shumë dinake por është e ftohtë. Ajo debaton, ofendon dhe nuk i bën përshtypje. Ajo nuk ka kërkuar falje në asnjë debat që ka bërë me banorët.
Me Julin nëse debatoje dhe i thoje që më ke lënduar kërkonte ndjesë. Po flasim për lojtarë dhe kush luan fort. Ajo është personazh dhe ka zgjedhur të luaj ashtu. Ajo është një lojtare dhe do të shkojë shumë më tej në atë lojë.
Ku e ka kuptuar Ledjona që Egla ishte një lojtare e fortë?
Sinjalet e vetme që ne kishim nga jashtë aty ishin nominimet, opinionistët dhe ndonjë miss që vinte nga jashtë. Duke u nisur nga këto kam kuptuar që është lojtare e fortë.
Ledjona theksoi gjithashtu se gjithçka e ka parë në aspektin e lojës jo se e pëlqen Eglën.