Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës!

vovalbania March 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës!

Franca ka thënë të premten se u ka kërkuar 46 vendeve nëse mund ta ndihmojnë me dërgimin e më shumë se 2.000 oficerëve policorë për ruajtjen e sigurisë gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere në Paris.

Organizatorët janë duke i përfunduar planet e sigurisë për Olimpiadën e parë në kryeqytetin francez pas një shekulli, në një kohë shqetësimesh për sulme të mundshme.

Ministria e Brendshme e Francës tha të premten se kërkesa për ndihmë të sigurisë nga jashtë u bë në janar. Ajo i ka kërkuar gati 2.185 oficerë për të ndihmuar rreth sigurisë gjatë Lojërave dhe për ta “përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ajo.

“Kjo është një qasje klasike e vendeve nikoqire për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare”, tha Ministria.

Ajo nënvizoi se Franca i kishte dërguar 200 xhandarë në Katar për Kupën e Botës në futboll më 2022, si dhe i kishte mirëpritur 160 oficerë nga forcat evropiane të sigurisë për Kupën e Botës në ragbi, të cilat i organizoi Franca vitin e kaluar.

Ndaras, Ministria e Mbrojtjes e Francës u ka kërkuar vendeve të huaja një “numër të vogël” ushtaresh, të cilët mund të ndihmjnë me detyra “shumë specifike” gjatë Lojërave, tha koloneli Pierre Gaudilliere, i cili është zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se vendi i tij do të dërgojë ushtarë në Olimpiadën e Parisit.

Siguria është sfida më e madhe për autoritetet franceze gjatë Olimpiadës së Parisit, i cili është një qytet që është goditur vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë dhe i cili i pret hic më pak se 15 milionë vizitorë nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Qeveria e Francës e ka ngritur vigjilencën e sigurisë në shkallën më të lartë, pas sulmit vdekjeprurës në një sall koncertesh në Rusi, për të cilin e mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Më shumë se 140 njerëz u vranë nga disa burra të cilët shtinë me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe pastaj ia vunë zjarrin ndërtesës më 22 mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE