Parashikimi i motit/ Temperatura maksimale në 28 gradë Celsius

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit/ Temperatura maksimale në 28 gradë Celsius

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE