Finalistët e “Big Brother VIP 3” sipas Mario Dedës dhe Kevin Agollit: “Një çift finalist…”

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Finalistët e “Big Brother VIP 3” sipas Mario Dedës dhe Kevin Agollit: “Një çift finalist…”

Të ftuar në “Wake Up” kanë qenë Kevin Agolli, vëllai i Ilnisës dhe Mario Deda, vëllai i Julit. Ata kanë folur më shumë mbi rrugëtimin e familjarëve të tyre në “Big Brother VIP 3”, situatat e ndodhura së fundmi, si dhe në veçanti mbi largimin e Egla Cenos nga shtëpia…

Si po i shohin familjarët tuaj Ilnisën dhe Julin brenda shtëpisë?

Mario: Mamaja është shumë tifoze, e ndjek. Por duhet t’ja shpjegosh në të katërta versionet sepse shqetësohet. Fëmijët janë shumë të lidhur, e ndjekin shumë, djali shprehet por vajza është më e mbyllur. Juli për një gjë na ka bërë shumë krenarë, nuk po përplaset nëpër ekstreme. Edhe pse mund t’i ketë rrëshkitur ndonjë ton zëri më lart.

Kevin: Anaisin e ka marrë shumë malli. Anaisi bën 11 vjeç tani afër. E ndjek në një mënyrë të moderuar, sepse e kontrollojmë ne që të shmangë dhe disa deklarata.

Kë shikojnë ata si finalistë?

Mario: Shikoj Julin dhe Romeon, për këta jam i qartë. Duhet të shohim tani pas largimit të Eglës. Nuk do të jetë edhe Ilnisa edhe Meritoni, do jetë vetëm njëri. Besoj se Ilnisa, sepse Meritoni është treguar vegël. Megjithatë dy javët e fundit ka qenë me i qartë në lojë.

Kevin: Edhe pa dalë Egla unë nuk e kisha në finale emrin e saj. Përveç Ilnisës, jo vetëm sepse jam vëllai i saj, por edhe për shkak të vetvetes, shikoj Julin dhe Romeon për shkak se kanë një ‘fan base’ shumë të gjerë. Shikoj dhe Meritonin dhe besoj nga të tre edicionet këtë herë do të kemi një çift finalist.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65698 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE