Sara Gjordeni humbi sot babain, ish-banorja publikon bisedën e fundit me të atin (Foto)
Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, ish-banores së ‘BBV3’ ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Sara me anë të një postimi në “instagram” ku shkruan se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Ish-Missi shkruan se ajo dhe të afërmit e saj po e prisnin prej kohësh këtë moment.
Gjithashtu Sara ka postuar disa “InstaStory” ku tregon se si kishte tentuar të komunikonte me të atin.
Në një nga postimet e saj ajo tregon bisedën e saj të fundit me babain ku shikohet se më datën 15 mars ajo ka pasur bisedën e fundit me babain.
Në një tjetër postim i bërë nga Sara ku ajo tregon “chat-in” me babain e saj ku ajo i ka shkruar: Si je?
Por nuk ka marrë asnjë përgjigje kështu modelja shkruan: E provova!
Pra ka tentuar ti shkruaj dhe të kontaktoj.