Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy konfirmon se është martuar fshehurazi dy vjet më parë!
Aktorja e njohur Anya Taylor-Joy konfirmoi se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj Malcolm McRae në New Orleans në vitin 2022. Yll i serialit “Queen’s Gambit”, u tha fansave se u martua me mikun e saj më të mirë më datën 1 prill, dy vjet më parë.
“Magjia e asaj dite është e rrënjosur në çdo qelizë të qenies sime, përgjithmonë”,-ka shkruar aktorja në një postim në Instagram. Në këtë postim, ajo gjithashtu ndau foto dhe video nga ceremonia me tematikë vampirësh. “Gëzuar përvjetorin e dytë dashuria ime… je më i miri”,-ka shkruar aktorja në mbishkrim.
Rikujtojmë se dyshja janë në një lidhje që nga maji i vitit 2021. Anya ka folur rrallë për marrëdhënien e saj me Malcolmin, që kur ata filluan të takoheshin, pasi u panë së bashku në New York. Çifti kanë arritur të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme pavarësisht se jetojnë në anët e kundërta të Atlantikut. Anya jeton në Londër ndërsa Malcolmi, i cili gjithashtu aktron jeton në SHBA.
Anya Taylor-Joy është e njohur për rolet në serialet “Queen’s Gambit” e “Peaky Blinders”, ndërsa vëmendjen e publikut e tërheq bukuria e saj dhe shija e modës. 28-vjeçarja është konsideruar si një nga gratë më të bukura në botë, por në vitet e adoleshencës kishte kaluar një periudhë të vështirë, për të cilën foli së fundmi në një emision. Aktorja u shpreh se:
Kam qenë shumë, shumë me fat me prindërit e mi, sepse kur më ngacmonin për shkak të dukjes sime, nëna ime gjithmonë më thonte se duhet të shikosh në brendësinë e dikujt. Më thonte mos shiko çfarë nuk është në rregull me pamjen por shiko çfarë zemre ka. Unë me të vërtetë duhet t’i jap meritë nënës sime për këtë, sepse me të vërtetë më ndihmoi.