Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lezhë, lëndohet i moshuari!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Lezhë, lëndohet i moshuari!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/04//shperthen-bombola-e-gazit-ne-nje-apartament-ne-lezhe-lendohet-i-moshuari.jpg)
Një bombol e vogël gazi ka shpërthyer këtë pasdite në katin e tretë të një pallati në Lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Në momentin e shpërthimit ne banese kanë qenë një çift te moshuarish, ku nga flakët e gazit ka marrë lëndime Shtjefen Tushi rreth 91 vjeç.
I moshuari ka qenë duke bërë kafen në momentin e shpërthimit. Nga burimet bëhet me dije se i moshuari ka marrë lëndime ne duar në përpjekje për të fikur zjarrin ne banese.
Tushi u dërgua menjëherë në spitalin e Lezhës. Falë ndërhyrjes se menjëhershme të zjarrfikësve u bë i mundur neutralizimi i flakëve të zjarrit.