Luizi dhe Kiara nuk flen në shtrat? Ja çfarë zbulon moderatorja!
“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuara e radhës e emisionit, ku tregoi për muajt e fundit të shtatzënisë, emrin e vajzës dhe planet e familjes. Kiara zbuloi gjithashtu se emri i bebes do të nisë me shkronjën “L”.
Luizi të gërrhiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit dhe fle në sallon sepse nuk do të më bezdisi dhe kam marr edhe një jastik gjigand nga këto të shtatzanisë dhe ndonjë herë e shikoja duke rrënë nga krevati …