Silvi flet për jetën private dhe “BBV3”, ja emrat që sheh ish-banori në finale!
Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.
Ekskluzivisht për TAR, Silvi është shprehur lidhur me planet e tij për të qenë aktor në një film.
Është një plan për në gusht, por sot është fjala për filmin “Guximi”. Drilonin e kam shok prej vitesh. Ai është energjik dhe ka shumë pasion për ta çuar deri në fund diçka dhe besoj se kjo gjë i ka dhënë sukses. E kemi folur për një film por unë kam qenë jashtë, besoj në të ardhme.
Sa i përket “BBV3”, Silvi ka thënë:
Më bëhet qejfi, edhe kur më takojnë njerëzit më përshendesin. Roza, Heidi edhe Erjola, këto tre emra besoj që mund të fitojnë, sidomos Roza me Heidin kanë shumë mundësi.
I pyetur për jetën private, Silvi tha:
Kam kuptuar që jetën private duhet ta mbaj private. Çdo gjë shkon shumë mirë, jeta është e bukur, shpresoj që faktorë të jashtëm mos të na prishin qejfin.
Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.