Priste që Meritoni të dilte së bashku me të?! Ilnisa Agolli sqaron gjithçka dhe tregon se çfarë i ka mbetur peng…

vovalbania April 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Priste që Meritoni të dilte së bashku me të?! Ilnisa Agolli sqaron gjithçka dhe tregon se çfarë i ka mbetur peng…

Ilnisa Agolli, një prej banoreve më të përfolura të Big Brother VIP 3, e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme pasi u eleminua në televotimin përballë Eglës dhe Meritonit, ka qenë e ftuar sot në “Fan Club” me moderatoren Enxhi Nasufi ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje.

Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi. Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eleminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.

Enxhi: E prisje, që Meritoni të dilte siç e kishte premtuar?

Ilnisa: Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke I thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë.

Sa i përket pengjeve nga eleminimi, Ilnisa u shpreh se:

Mënyra sesi Egla u kthye në një kryefjalë edhe lajmotiv në të gjithë këtë eksperiencë, më bën të heshtur dhe të mendoj se ndoshta… a është ky modeli i dashurisë dhe njerëzores? Kështu duhet të shkojmë drejt Evropës?

Teksa komentoi marrëdhënien e saj me Meritonin, gazetarja u shpreh se tek ai kishte gjetur mbështetje në çdo lloj forme ndërsa pyetjes nëse i kishte takuar familjarët e tij, preferoi të mos i përgjigjej.

Inisa: Unë te Meritoni jam mbështetur në çdo lloj forme. Pa njëri-tjetrin nuk funksionon. Ai është një model që literalisht jam frymëzuar, më erdhi një vetëpërmbajtje, një vetëkontroll. Unë jam shumë rebele në mendim por u frymëzova me durimin që ma dha ai djalë që e njoha aty brenda.

Enxhi: Nuk e di a ke komunikuar me familjarët e Meritonit, vëllai i tij kur ishte brenda nuk pranoi të të takonte…

Ilnisa: Po më duket vetja sikur jam akoma në shtëpi me këto pyetje. I bëjmë një skip kësaj pyetje. Kam vetëm pak orë jashtë dhe po ambientohem akoma.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65723 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE