Euro zbret në 102.05 lekë! Ekspertët: Po ndihmon turizmi gjithëvjetor dhe sektori i ndërtimit!

vovalbania April 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro zbret në 102.05 lekë! Ekspertët: Po ndihmon turizmi gjithëvjetor dhe sektori i ndërtimit!

Muaji prill ka bërë që monedha evropiane të vazhdojë zhvlerësimin duke u këmbyer në nivelet më të ulëta.

Në nivelin e këmbimit 102.05 kundrejt lekut, monedha evropiane është zhvlerësuar me gati 10% në krahasim me një vit më parë, ndërsa nga fillimi i këtij viti zhvlerësimi është me 3%. Në nivele kaq të ulëta monedha evropiane këmbehej vetëm në periudhën e nëntor-dhjetor atëherë kur dhe prurjet e diasporës në Shqipëri janë të shumta. Sipas ekspertëve zhvlerësimi i monedhës përgjatë periudha të ndryshme të vitit vjen nga një sërë faktorësh

“Turizmi po merr një formë më të qëndrueshme dhe po vijën ta vizitojnë vendin tonë përgjatë gjithë kohës. Faktor tjetër është dhe sektori i ndërtimit që kemi parë në të gjithë raportime e fundit që janë bërë se pjesa e ndërtimit zë një pjesë të rëndësishme bashkë me investimin në pasurinë e paluajtshme gjë që reflektohet dhe në kursin e këmbimit.”-shprehet Edison Zaçaj, ekspert ekonomie.

Banka e Shqipërisë në raportin e saj vjetor shpjegon se zhvlerësimi i euros nga të gjithë analizat vjen vetëm bazuar mbi rritjen e vëllimit tregtar dhe përmirësimit të disa faktorëve të ekonomisë, siç janë rritja e investimeve të huaja, remitancave dhe prurjeve nga turizmi, Por, ekspertët janë të mendimit se edhe pastrimi I parasë në forma të sofistikuara ka ndikimin e tij.

 “Në lidhje me këtë duhet të themi që institucionet kur raportojnë, raportojnë në bazë të informacioneve që ata regjistrojnë ku ata marrin një  pjesëz të veprimtarisë së këtyre sektorëve. Nuk janë plotësisht të vërteta të gjitha këto raportime pasi ka shumë faktorë të tjerë dhe leku i pisët padyshim vijon të qëndrojë në vendin tonë, veprimtari të ndryshme dhe forma të ndryshme se si mund të depërtojnë janë të ndryshme qoftë dhe në raportime e fundit ku janë future edhe kompanitë e mëdha tregtare në skemë, pasi këto kompani duke që se qarkullojnë vlera të mëdha të parasë kesh I bën ato të favorshme për tu përdorur ndaj grupeve kriminale për pastrimin e parasë.”

Analizat e BSH tregojnë se këmbimi i euros do të vijojë të jetë në këto nivele të ulëta, ndërsa ekonomia shqiptare përmirëson parametrat e saj. Por, FMN në vlerësimin që i ka bërë treguesve makroekonomikë ka ngritur shqetësimin se kursi duhet të mbahet në vrojtim pasi mund të ketë sërish një forcim të monedhës evropiane, gjë që do të sillte një sërë rreziqesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE