Parashikimi i motit/Vendit nuk i ndahen masat ajrore nga Afrika e Veriut!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata jugore me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell gjatë gjithë ditës, në të gjithë territorin, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme vranësirash të larta transparente, të cilat do të jenë kalimtare.
Mjegull/mjegullinë pati në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, hera-herës era fiton shpejtësi deri 8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
12/27
Diell
Kukës
9/25
Diell
Lezhë
10/26
Diell
Dibër
10/25
Diell
Durrës
13/27
Diell
Tiranë
14/28
Diell
Elbasan
12/27
Diell
Berat
9/26
Diell
Vlorë
12/26
Diell
Korçë
9/23
Diell
Gjirokastër
9/25
Diell
Sarandë
13/26
Diell