Miliona njerëz të këtij vendi nuk e kanë përdorur kurrë internetin!

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miliona njerëz të këtij vendi nuk e kanë përdorur kurrë internetin!

Në Gjermani, ka ende miliona njerëz që nuk kanë hyrë kurrë në internet. Në përgjithësi, kjo është rreth 5% e popullsisë gjermane midis moshës 16 dhe 74 vjeç, ose 3.1 milionë njerëz. Të ashtuquajturit persona offline janë kryesisht në mesin e të moshuarve, 15% e të gjithëve nga grupmosha 65-74 vjeç. Mes njerëzve të moshës 45-64 vjeç, përqindja e përdoruesve offline është pak më pak se 5%.

Në grupin më të ri, nga 16 deri në 44 vjeç, vetëm një në 50 nuk e ka përdorur kurrë internetin. Sipas këtyre të dhënave, Gjermania qëndron pak më mirë se mesatarja e Bashkimit Evropian, në të cilin përqindja e njerëzve jashtë linje është 6%. Përdoruesit më të paktë offline, më pak se 1%, janë në Luksemburg, Danimarkë, Holandë dhe Suedi. Shumica e tyre janë në Kroaci, 14%, Greqi 13%, Portugali dhe Bullgari, nga 12% secila.

Ndërkaq, disa prindër thonë se lejimi i fëmijëve të shpenzojnë shumë orë në pajisjet digjitale si smartfonët, tabletët, laptopat, etj është e dëmshme për mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve ndërsa disa prindër të tjerë i vlerësojnë përfitimet edukative dhe zhvillimore që këto pajisje ua ofrojnë atyre.

Këtë të fundit e thotë edhe sociologu Ellis Cashmore i cili i paralajmëron prindërit të mos ua ndalojnë fëmijëve kohën që shpenzojnë në internet, duke e vlerësuar këtë ndalesë si abuzim ndaj tyre. Cashmore, i cili është profesor i sociologjisë në Universitetin Aston, beson se pajisjet elektronike u ofrojnë fëmijëve një sërë aktivitetesh që janë të ngjashme me aktivitetet që ata mund t’i kryejnë pa internet dhe thotë se ndalimi i pajisjeve elektronike i privon ata nga zhvillimi sociologjik.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE