Era e fortë dhe deti 8 ballë ‘paralizon’ lundrimin e mjeteve turistike dhe të peshkimit në Vlorë

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Era e fortë dhe deti 8 ballë ‘paralizon’ lundrimin e mjeteve turistike dhe të peshkimit në Vlorë

Era e fortë dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur ka bërë që ditën e sotme të pezullohet lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese. Gjithashtu pezullohet lundrimi dhe për mjetet turistike dhe i trageteve të Vlorës

Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Lushnjë, në pedonale uji kalon mbi trotuar; shkak bllokimi i pusetave

Reshjet e shiut kanë përmbytur akset rrugore në qytetin e Lushnjës të cilat kanë arritur një nivel prej rreth 30 cm. Bulevardet kryesore janë të bllokuara për shkak të nivelit të lartë të ujit ku edhe në pedonale uji kalon mbi trotuar. Shkak bllokimi i pusetave të ujërave sipërfaqësorë

Mot i keq në Fier, shi i rrëmbyeshëm me shkarkime atmosferike herë pas here

Në Fier ka nisur gjatë natës dhe vazhdon dhe sot por me ndërprerje shoqëruar me shkarkime atmosferike herë pas here. Pak minuta më parë, në Fier një erë e fuqishme shoqëruar me një shi të rrëmbyeshëm i cili ka mbajtur rreth 7 minuta aktualisht koha është qetësuar dhe aktualisht po bie një shi pa erë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE