Me flokë rozë, Elvana Gjata befason me ‘look-un’ e saj të ri!

vovalbania April 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me flokë rozë, Elvana Gjata befason me ‘look-un’ e saj të ri!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime.

Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj, të cilat këndohen njëzëri nga publiku shqiptar.

Elvana sjell gjithmonë trende të reja në fushën e modës duke influencuar ndjekësit e saj. Së fundmi Elvana ka befasuar me ‘look-un’ e saj të ri, teksa shfaqet me flokë rozë. Me anë të videos Elvana ka treguar se ky do të jetë ‘look-u’ i saj në videoklipin e këngës së re, e cila pritet e së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Në datën 3 shkurt  këngëtarja Elvana Gjata ka festuar ditëlindjen dhe banorët e ‘BBV3″ teksa kanë dëgjuar këngë nga repertori i muzikës së saj në oborrin e shtëpisë kanë bërë një urim për të. Duke interpretuar këngën e saj “Kuq e Zi” dhe duke bërë shqiponjën me duar, banorët mblidhen bashkë për ti bërë një urim të veçantë Elvanës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE