Çfarë është duke ndodhur me Tayna-n?
vovalbania
April 12, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Javët e fundit nuk kanë qenë më të mirat për Taynën. Reperja kishte kohë që nuk postonte në Instagram. Pasi u rikthye pak ditë më parë, tani ka bërë një veprim që na ka marrë vëmendjen.
Ditën e sotme vumë re se artistja ka hequr nga Instagrami të gjitha postimet e saj. Kështu aktualisht në profilin e saj ka zero pastime.
Vetë ajo nuk ka dhënë asnjë lajmërim a shpjegim lidhur me çfarë po ndodh.
Muajt e fundit është thënë se Tayna ka prishur raportet me menaxherin e saj Rinor Hykolli dhe producentin Cricket Music.
Reperja ka fshirë, dy këngët e saj të para “Columbiana” dhe “Shqipe”, e me ato ka hequr edhe producentin e saj Cricket dhekompaninë e saj me të cilën bashkëpunoi për 5 vite, nga lista e miqeve në Instagram.