Zhduket në mënyrë të mistershme italiani që deklaroi se ra në dashuri me Dua Lipa-n!

vovalbania April 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhduket në mënyrë të mistershme italiani që deklaroi se ra në dashuri me Dua Lipa-n!

Një ngjarje aspak e zakontë po qarkullon në mediat italiane, ku një burrë është zhdukur në rrethana të mistershme që prej datës 23 mars. Gianfranco Bonzi thuhet se kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante një profil në rrjetet sociale me emrin e këngëtares së njohur shqiptare Dua Lipa. Ata ishin njohur verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes transfertave bankare.

Në një emision italian gazetari ka pohuar se ka rënë në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa. Gazetari e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin dhe ajo i është përgjigjur duke thënë se nuk dinte asgjë, por se për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të.

Së fundmi rikujtojmë se këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar projektin e saj më të fundit të titulluar “Illusion”. Kënga vjen në kuadër të albumit të saj të cilin pritet ta publikojë më 3 maj “Radical Optimism”, pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Future Nostalgia”. Deri më tani Dua ka publikuar vetëm këngët Houdini, Training Season dhe tashmë Illusion të albumit të saj më të ri.

Albumi do të përmbajë gjithsej 11 këngë. Është përshkruar nga Rolling Stone si unikisht dhe krejtësisht në stilin e Dua Lipës; zhanri pop, me tekste të guximshme. Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. 28-vjeçarja është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE