“Ishte shumë i përsosur për mua…”/Caroline Celico tregon se përse u divorcua nga Ricardo Kaka!
Në një intervistë të fundit, influencuesja braziliane Caroline Celico ka shpjeguar se pse e la futbollistin legjendar Ricardo Kaka. Nëna e dy fëmijëve tha se futbollisti i njohur ishte shumë perfekt për të dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e divorcit pas dhjetë vitesh martesë.
Dyshja u divorcua në vitin 2015 dhe vetëm në një intervistë të fundit Caroline ka folur për arsyet e divorcit.
Kaka nuk më tradhtoi kurrë, ai gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur. Diçka mungonte. Problemi është se ai ishte shumë i përsosur për mua.
Kështu ajo hodhi poshtë historitë për pabesinë e Kakas, për të cilën mediet shkruan se ishte shkaku i divorcit. Fjalët e ish-bashkëshortes së Kakas shkaktuan një ‘mal’ me komente në rrjetet sociale. Ndërsa disa shprehën mbështetje dhe mirëkuptim për situatën e dyshes, të tjerë kritikuan arsyet e saj për përfundimin e martesës me një burrë që, sipas saj, ishte “shumë i përsosur”. Ricardo Kaka ka edhe dy fëmijë të tjerë nga marrëdhënia me Caroline Celico, me të cilën ishte i martuar nga 2005 deri më 2015.