ERE i lë kohë kompanisë deri në dhjetor për kalimin e Albgaz nga MIE tek Financat…

vovalbania April 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
ERE i lë kohë kompanisë deri në dhjetor për kalimin e Albgaz nga MIE tek Financat…

Kërkesa e Albgaz për certifikimin si operator i kombinuar i gazit natyror ka mbetur peng e plotësimit të një kushti që parashikon kalimin e kompanisë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tek Ministria e Financave.

Në një vendim të pak ditëve më parë Enti Rregullator i Energjisë parashtroi se arsyeja pse kjo pikë nuk është përmbushur nuk varet nga kompania Alvbgaz dhe duhet të realizohet nga institucionet ë tjera.

“Për kushtin e vendosur në pikën 5.2 të vendimit të bordit të ERE-s nr. 179/2017, i ndryshuar, që lidhet me bashkëpunimin ndër-institucional për realizimin e ndryshimeve në kuadrin ligjor, neni 11 dhe 46, pika 10, e ligjit nr. 102/2015 “Për Sektorin e Gazit Natyror”, i ndryshuar dhe transferimin e kompetencave tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë, shoqëria “Albgaz” sh.a. me shkresën nr. 634/1 prot., datë 21.02.2024, ka bërë me dije se për plotësimin e këtij kushti i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është në pritje të një përgjigje përfundimtare, gjë e cila është përtej vullnetit të saj. Në këto rrethana, shoqëria ka kërkuar shtyrjen e afatit të plotësimit të këtij kushti deri në datën 31.12.2024” thuhet në vendimin e ERE.

Në këto kushte Enti ka nënvizuar se duke qenë se ky kusht mbetet ende pa plotësuar për shkaqe që nuk varen nga vullneti i shoqërisë “ALBGAZ” sh.a., dhe duke qenë se nga ana e shoqërisë janë bërë përpjekjet përkatëse për plotësimin e këtij kushti, vlerësohet që të merret në konsideratë kërkesa e saj për shtyrjen e afatit të plotësimit të këtij kushti deri më datë 31.12.2024.

Nisur nga kjo pika 5.2 e vendimit të Entit nr. 179, datë 08.11.2017, ka ndryshuar.

“ 5.2: Brenda datës 31.12.2024 shoqëria “ALBGAZ” sh.a. duhet të depozitojë në ERE realizimin e ndryshimeve në nenet 11 dhe 46, pika 10 ligjit nr. 102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar, dhe transferimin e kompetencave tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ky vendim i shtrin efektet duke filluar nga data 21.11.2023” thuhet në vendim.

Albgaz u krijua në vitin 2016 dhe është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar./–Monitor.al –N.Maho/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE