Vlera marramendëse e pasurisë së stilistit Roberto Cavalli/Gjithçka që duhet të dini për markën e tij…
Roberto Cavalli ishte një nga stilistët më të famshëm italianë, ai u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare më 12 prill. Modeli dhe stili i veshjeve të Cavallit është mjaft i veçantë, mund të theksojmë atë me printet e kafshëve një nga krijimet më unike dhe më të pëlqyera. Gjatë karrierës së tij, Cavalli krijoi shtëpinë e tij luksoze të modës ku i gjithë prodhimi i tij përfshinte shitjen e veshjeve, aksesorëve prej lëkure, parfumeve dhe bizhuterive, dhe zhvillimin e projekteve të dizajnit të brendshëm për ndërtesa të nivelit të lartë.
RIP Roberto Cavalli 🕊️✨ pic.twitter.com/5lyn0h1D7w
— Kea (@jacquemusx) April 12, 2024
Marka dhe kompania “Roberto Cavalli” iu shitën fondit italian të investimeve Clessidra SGR në vitin 2015, me Gian Giacomo Ferraris si CEO.
from backless to the most beautiful dress designs on the runway! the fashion industry lost another legend once again. Roberto Cavalli. pic.twitter.com/B2s4CMWzkm
— bezh ིྀ (@HermesDolls) April 12, 2024
Gjatë fillimeve të tij të hershme të viteve 1970, Cavalli me punën e tij duke marrë këshilla nga Pierre Cardin në Paris dhe duke marrë shembull nga Hermès. Pas suksesit të dizajneve të tij, hapi butikun e tij të parë në Saint-Tropez. Në vitin 1994, Cavalli mori pjesë në Javën e Modës në Milano për të shfaqur premierë një nga veshjet më me ndikim, xhinset e famshme ‘sand-blasted’, kjo e shtyu stilistin italian të krijonte dhe të prodhonte këpucë, çanta, syze, të brendshme, bizhuteri dhe parfume.
RIP Roberto Cavalli, Carrie Bradshaw misses you pic.twitter.com/nyCX0fXZIa
— Hbo Shots (@sadcinemaa) April 12, 2024
Në vitin 2001, marka Cavalli ishte tashmë në 30 vende të ndryshme dhe gjithashtu hapi kafenenë e parë në Firence. Në vitin 2016, kreu i mëparshëm i Versace, Gian Giacomo Ferraris u emërua CEO i kompanisë dhe bëri lëvizjen për të rikthyer markën në rrënjët e saj toskane dhe e zhvendosi selinë nga Milano në Osmannoro. Roberto Cavalli kishte një vlerë neto të vlerësuar prej më shumë se 500 milionë dollarë.
roberto cavalli backless details pic.twitter.com/aDxNMgPpOw
— ✭ (@badestoutfit) April 13, 2024