Ndryshimet në Policinë e Shtetit, ja porositë e Rrumbullakut!

vovalbania September 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshimet në Policinë e Shtetit, ja porositë e Rrumbullakut!

Muhamet Rrumbullaku priti në një takim prezantues oficerët ndërlidhës dhe përfaqësuesit e misioneve dhe programeve që asistojnë Policinë e Shtetit.

Ai sqaroi se prioriteti i tij nuk është ndryshimi i i emrave në krye të strukturave qendrore e vendore, por ndryshimi i filozofisë dhe i metodologjisë së punës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit lajmëroi për reforma ligjore, strukturore dhe arsimore. Ai bëri thirrje të analizohet çdo rast dhe të nxirren përgjegjësitë e drejtuesve gjithashtu.

“Është i domosdoshëm krijimi i një lidhjeje të qëndrueshme të strukturave që kam në varësi me terrenin dhe me problematikat që hasin qytetarët, për të eliminuar tërësisht kulturën e zyrës dhe të papërgjegjshmërisë së drejtuesve në të gjitha nivelet e drejtimit të organizatës,” – u shpreh Rrumbullaku.

“Gjithashtu, dua t’ju bëj me dije se do të ndryshojë mekanizmi i menaxhimit të burimeve njerëzore,” – shtoi ai ndërsa solli në vëmendje se Akademia e Sigurisë do të transformohet duke marrë modelet më të mira europiane të mësimdhënies.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE