S’ka më paqe/ Ledioni i rikthehet thumbave për Noizy-n

vovalbania April 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
S’ka më paqe/ Ledioni i rikthehet thumbave për Noizy-n

Duket se Ledion Liço i ështe kthyer thumbave ndaj reperit Noizy, përplasje e cila ka filluar mes dy personazheve vite më parë, saktësisht në 2016.

Pasi reperi Noizy anuloi asokohe pjesmarrjen në “Top Awards”, gjatë hapjes së spektaklit, Ledioni u shpreh:

‘Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij ‘Ferrari’. Kështu është kur shet mend me ‘Ferrarin’ e shokut’.

Për këto fjalë të Ledionit, një reagim erdhi dhe nga reperi.

“Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për mos të të dalë nami. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura’- u shpreh Noizy në një postim në Instagram.

Megjithatë u duk se mes dyshes pati një paqe më pas, e cila nuk ka zgjatur shumë pasi Ledioni i është shprehur mbrëmjen e djeshme në Prime një prej banorëve duke i thënë:

“Unë nuk e dija çfarë halli ke patur ti me këto ish-repistat, unë kam patur halle të ngjashme kështu që mos e vrit mendjen, siç është ajo shprehja:’rappers gonna hate, potatoes gonna potate’, duke lënë të nënkuptohet se të gjithë atë punë kanë, do të flasin e stër flasin.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/04/Sikur-kishin-bere-paqe-Ledioni-i-rikthehet-thumbave-per-Noizy-n-iconstyle.al_.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64006 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE