Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox!

vovalbania April 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox!

Së fundmi aktori i njohur Brian Austin Green ka treguar se ka një sekret për ndarjen e detyrave prindërore pas ndarjes me ish-bashkëshorten Megan Fox. Ai tha se:

Së pari, sigurohuni që fokusi të jenë fëmijët dhe nevojat e tyre.

50-vjeçari, i cili ka djemtë Noah Shannon, Bodhi Ransom dhe Journey River me aktoren Megan Fox, shpjegoi se është e rëndësishme të pranoni atë çfarë vjen me ndarjen.

Njerëzit gabojnë kur mendojë se ka ndonjë mënyrë që ndarja të mos ndikojë te fëmijët, sepse sigurisht që do të ndikojë. Ajo çfarë ju keni në dorë, është se si do të ndikojë.

Ai pranoi se ndonjëherë është e rëndësishme të zgjidhësh betejat e tua.

Ju keni një arsye pse jeni ndarë, sepse nuk shkonit mirë. Pra, mos prisni që të shkoni mirë pas ndarjes, kur të rrisni fëmijët. Me pak fjalë, duhet të zhvendosni fokusin nga përpjekja për t’u bashkuar si çift, në prioritetet e bashkëprindërimit.

Të njëjtin mendim ndau dhe Megan. Aktorja tha në një intervistë të fundit se:

Mendoj se është e rëndësishme që pas ndarjes, mos ta përçmojnë njëri-tjetrin si prind. Nuk e bëj kurrë kur jam pranë fëmijëve të mi, sepse nëse unë nuk pranoj dhe dua babanë e tyre, po refuzoj një pjesë të tyre, sepse ai është një pjesë e tyre. Unë nuk lejoj asgjë të tillë në energjinë time kur jam rreth fëmijëve të mi.

Rikujtojmë se Brian ka folur së fundmi për djalin e tij i cili është homoseksual. Në episodin e fundit të podcastit “Frosted Tips” me Lance Bass, ylli i “Beverly Hills 90210” foli për rritjen e djalit të madh, Kassius Lijah Marcil-Green.

Vjen një moment që e pranon, e kupton dhe thua me vete ‘Kjo nuk është aspak ndryshe’. Është thjesht jeta e tij. Nuk më prek aspak mua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE