Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën

vovalbania April 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë i dhanë fund sërish pa ndonjë përparim takimit të së enjtes, 18 prill 2024,  në Bruksel, në të cilin u diskutua lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Në takimin e kaluar me 4 prill, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se “janë mbushur disa boshllëqe midis propozimeve të të dyja palëve dhe se do të vazhdojnë diskutimet bazuar në idetë e Bashkimit Evropian për kompromis”, ndonëse nuk dha hollësi se cili është “kompromisi” i propozuar.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, tha se Beogradi “bëri gjithçka për të gjetur një zgjidhje”, ndërsa akuzoi Prishtinën për dështimin e raundit të sotëm të bisedimeve.

“Ne dolëm me një propozim konstruktiv dhe ai propozim u vlerësua nga Brukseli, si një bazë shumë e mirë për vazhdimin e bisedimeve”, tha ai, duke theksuar se Prishtina erdhi në Bruksel pa komentuar idetë e Bashkimit Evrppian dhe kjo tregon qartë se pala tjetër nuk dëshiron të pajtohet për asgjë”.

Por, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi tha se qasja e palës serbe pamundësoi suksesin e bisedimeve.

“Ata në takim sot në mënyrë perfekte treguan kotësinë dhe mosvërtetësinë e konstatimeve të tyre të mëhershme se kemi një çështje urgjente ku disa qytetarë serb të moshës së shtyre nuk kanë arritur të marrin benefitet e tyre. Njësoj sikur herët e kaluara, ka pasur zero interesim nga pala serbe që të merren me këta qytetarë, e gjithë energjia e tyre sërish është orientuar drejt licencimit të një subjekti ekonomik të Serbisë në Kosovë, gjë që për neve është e papranueshme dhe e kemi bërë të qartë në vazhdimësi”, tha zoti Bislimi.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi me 1 shkurt, përcakton se euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë.

Rregullorja nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi.

Diplomatët i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Kjo çështje është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE