Mos u gënjeni nga përmirësimi i motit/Eshtë i përkohshëm!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të situatës meteorolgjike, me një tendencë rritje të presionit atmosferik krahasuar me ditët e fundit.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, si dhe me alternime të herëpasherëshme vranësirash të mesme e të larta, sidomos në veri të territorit e përqëndruar në relievet malore. Vranësirat parashikohet të vijnë në shtim në orët e vona të pasdites kur gradualisht pritet që të kemi edhe rikthim të reshjeve të shiut.
Mjegull/mjegullinë pati në orët e para të mëngjesit në zonat luginore e pjesërisht zonat e ulëta.
Era do të fryjë e lehtë dhe me drejtim veriperëndim – juglindje e po ashtu me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, kryesisht në orët e mbrëmjes, era fiton shpejtësi 11-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
7/17
Diell re
Kukës
5/14
Diell re
Lezhë
9/17
Diell re
Dibër
5/14
Diell re
Durrës
10/19
Diell re
Tiranë
10/19
Diell re
Elbasan
9/17
Diell re
Berat
9/19
Diell re
Vlorë
9/18
Diell re
Korçë
5/14
Diell re
Gjirokastër
7/19
Diell re
Sarandë
9/18
Diell re