“Flasim”, Rama me Mark Markun: Drejtësia s’është më pushkë politike!

vovalbania April 20, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Flasim”, Rama me Mark Markun: Drejtësia s’është më pushkë politike!

“Kur djalli s’është ai që duket”, në episodin e 13-të të Podcast-it “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar  drejtuesin e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës, ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mark Marku, i cili rrëfeu rrugëtimet në gazetari e në politikë.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Marku fitoi në Lezhë mandatin e deputetit, por e dorëzoi vetëm pak muaj më pas. I pyetur lidhur me përfshirjen e tij në politikë, tha se partitë janë instrumenta për njerëzit që kanë interes për të dhënë kontribut në një fushë.

PD-ja është strukturë e madhe, por gjëja që më bënte të besoja në rastin konkret, ishte që kjo është një strukturë që e njihja shumë mirë dhe e dija çfarë të këqijash e të mirash  kishte. Angazhimi im ishte vetëm në planin intelektual. Përfshirja ime në lëvizjen e Studentëve të dhjetorit ka qenë momenti i parë dhe i fundit i angazhimit tim romantik. Emocionalisht kam qenë i lidhur në atë moment, moment i ndritshëm.

Përherë kam menduar që një forcë politike i ka energjitë e brendshme, që të rishpikë veten. Më vjen keq që disa energji shkojnë kot. E shikoja Bashën, kryetarin e atëhershëm të PD-së si një format të përshtatshëm që mund të sillte diçka të re në atë që e quanin si dobësi, unë e quaja përparësi. I thoja: Bëhu i fortë duke qenë lider i dobët, duke shfaqur profilin e një lideri që krijon mozaik.

Në momentin kur unë mendoj që gjëja është mirë dhe ndjehem i kënaqur me gjënë, unë s’kam më motiv.

Kryeministri Rama deklaroi:

Eshtë e vërtetë që ne kemi probleme, patjetër se do ishte e kotë t’i mohonim dhe nga ana tjetër, nëse nuk i pranon problemet atëherë jo vetëm që nuk ke shans t’i zgjidhësh, por kthehesh në rrezik sepse problemet agravohen e faktikisht bëhen edhe kancerogjene, të pashërueshme.

Por, unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk i ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik e kjo është dhe arsyeja që për herë të parë, ne kemi një drejtësi, e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Se kemi pasur ministra të pushkatuar dhe më përpara dhe kanë qenë vullnet politik e drejtësia ka qenë pushka për t’i vrarë.

Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi që sa është inkurajues, aq është dhe fraxhil e garantimi i pathyeshmërisë së këtij procesi, për mua është i domosdoshëm.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, nënvizoi:

Besoj që kemi bërë shumë gjëra pozitive në këtë aspekt e në këndvështrimin tim dhe duke iu referuar të dhënave, fakteve, sot ne jemi komplet në tjetër situatë në raport me çfarë ishim, por kjo nuk mjafton. Eshtë krejt e pamjaftueshme dhe duhet ta ngremë shumë më tepër stekën e luftës ndaj korrupsionit, në të gjithë frontin e jo thjesht te drejtësia, por në të gjithë frontin.

Ky është momenti që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër ose më saktë, njëri nga dy momentet dhe pozicioni në raport me mandatin e katërt, sepse në kushte tjera, nëse do të kisha bindjen që s’kam më, nuk varet më se a jam unë, a s’jam unë në krye të kësaj force politike dhe se disa gjëra si kjo ose diçka tjetër si plotësimi i atij mozaikut që i kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, me turizmin, me ngritjen e nivelit të gjithë industrisë së turizmit do të ishin garantuara në vazhdimësi, mbase nuk do të kisha më këtë tundim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE