SHBA miraton projektligjin për ndalimin e Tik-Tok

vovalbania April 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E shkuara e errët e TikToker-it shqiptar, nga lidhje intime me kushërirën te tentativa për vrasjen e të miturit

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projektligj që do t’i kërkojë pronarit të Tik Tok të shesë aplikacionin e njohur të mediave sociale ose përndryshe ai do të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpjekjet për të ndaluar Tik Tok janë bërë që në administratën Trump, por çështja është ringritur muajt e fundit.

Sipas ligjit që kaloi me 360 vota pro dhe 58 kundër, fjalën e fundit për të cilin do ta thotë Senati.

Nisma ligjore erdhi pasi autoritetet në SHBA dhe sidomos zyrtarë të inteligjencës shtuan thirrjet për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni nga pajisjet qeveritare, pasi sipas tyre Tik Tok-u paraqet rrezik për sigurinë kibernetike. SHBA-të janë të shqetësuara se autoritetet kineze mund të detyrojnë “ByteDance” të dorëzojë të dhënat e përdoruesve amerikanë, ose ta drejtojë kompaninë të rrisë përmbajtjen e TikTok-ut në favor të interesave të saj.

Më herët kishte disa ligjvënës amerikanë që ishin të shqetësuar se bllokimi i ‘Tik Tok-ut’ mund të zemërojë miliona të rinj që përdorin aplikacionin, grup votuesish ky që vlerësohet si vendimtar në zgjedhjet e nëntorit, por debati tani është zhvendosur tek shitja e aksioneve të kompanisë në Amerikë në mënyrë që që aplikacioni të vazhdojë të funksionojë. Pritet që pronari i Tik Tok ta çojë çështjen në gjykatë ndërsa autoritet kineze pohojnë se Kina pohon se një ndalim i Tik Tok dëshmon pasiguritë e vetë Uashingtonit dhe përbën abuzim të pushtetit.

Burimi: /Klan News

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE